Në Hallaq të Lipjanit është përkujtuar gjenerali i UÇK-së Lulzim Morina, në 24-vjetorin e vdekjes tragjike të tij në një aksident trafiku me 20 dhjetor 2000.
Familjarë, bashkëluftëtarë e miq kanë vënë kurora me lule në nderim të veprës së gjeneral Lulzim Morinës. I pranishëm ishte edhe gjeneral Daut Haradinaj i cili e kishte bashkëluftëtar Lulzim Morinën.
Haradinaj tha se gjeneral Morina ishte ushtar i jashtëzakonshëm i cili la mërgimin për t’iu bashkuar UÇK-së. Haradinaj tha se pak minuta para se të ndodhte aksidenti ishte përshëndetur nga Lulzim Morina me të cilin ishin bashkë.
Sipas tij, Morina ishte i buzëqeshur edhe atëherë kur ishte plagosur, e edhe në beteja.