Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë sot kanë mbajtur seancën e dytë të përbashkët. Mbledhja, e cila është mbajtur në Prishtinë, është hapur nga kryetarët e të dy kuvendeve.
Ndërsa ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, sot gjatë ditës ka shkuar në Tiranë, ku është takuar me Sali Berishën. Ai tregon se biseduan për rrjedhat politike në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.
Geci përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se shpreson se do të ketë humbje të majtistëve në Shqipëri dhe Kosovë.
Postimi i plotë:
Never, give up!
Kurrë mos u dorëzo!
Pasardhësit e komunistave Titistave e Enveristave u takuan sot në Prishtinë, e unë zgjodha të bëj pak rrugë për në Tiranë, për ta takuar njeriun e qëndresës Zt. Sali Berisha, i cili, pavarësisht moshës, nuk dorëzohet kurrë.
Biseduam për rrjedhat politike në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë, si dhe për humbjen e Sorrosit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpresojmë se do të ketë humbje të majtistëve në Shqipëri dhe Kosovë.