​Ipeshkvia publikon programin e Krishtlindjes

Lajme

​Ipeshkvia publikon programin e Krishtlindjes

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë ka publikuar sot agjendën e aktiviteteve për shënimin e festës së Krishtlindjes.

Ipeshkvi Dodë Gjergji do të mbajë pritjen solemne më 24 dhjetor në Qendrën “BogdaniPolis”, duke filluar nga ora 18:00.

Mesha qendrore mbahet nga ora 24:00, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Krishtlindja kujton traditën e saj të krishterë që Perëndia iu është drejtuar njerëzve me anë të Krishtit në mënyrë të veçantë. Gjatë Krishtlindjes të krishterët festojnë lindjen e Krishtit, kohë nga e cila fillon numërimi i viteve.

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera çdo 25 dhjetor për të kujtuar lindjen e Krishtit. Ajo pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Në historinë e krishterë, lindja e Krishtit sjell mrekullinë e mishërimit: Zoti e bën veten plotësisht njerëzor duke marrë pamjen e një fëmije të pafuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat