Bedri Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve

Lajme

Bedri Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 11:20
Bedri Hamza

Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takimeve me qytetarë në kuadër të nismës së tij “Espresso me Bedri Hamzën.” Përmes rrjeteve të tij sociale, ai ka ndarë momente nga diskutimi me Valonin, një ndërmarrës nga Prizreni, i cili ndau shqetësimet e tij mbi sfidat që hasin bizneset në Kosovë.

Ndërmarrësi tha se pagesa e TVSH-së në kufi, pa hyrë në Kosovë dhe pa u shitur malli, është barrë për të dhe për të gjitha bizneset në Kosovë.

Për këtë praktikë Hamza ka thënë se do të ndryshojë.

“Pagesa e TVSH-së nga kufiri, në të ardhmen, do të paguhet në brendi pasi që mallrat dhe produktet të shiten.”

“Kafen e radhës me Valonin, ndërmarrës nga Prizreni. Si çdo ndërmarrës, edhe ai rrëfen se pagesa e TVSH-së në kufi mbetet një barrë e madhe për bizneset. Prandaj, mbledhjen e TVSH-së do ta transferojmë brenda Kosovës, në mënyrë që bizneset ta paguajnë atë vetëm pas shitjes së produkteve. Kështu e lirojmë kapitalin e bizneseve dhe mundësojmë më shumë zhvillim. Kosova mundet më mirë,” ka shkruar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat