Ish-oficeri amerikan paralajmëron: Vuçiq mund të çojë në një eskalim në rajon

Lajme

Ish-oficeri amerikan paralajmëron: Vuçiq mund të çojë në një eskalim në rajon

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 22:05
Ish-oficeri amerikan, Col Ret Jeffin

Ish-oficeri amerikan, Col Ret Jeffin, ka paralajmëruar se situata e tensionuar në Serbi, si rezultat i protestave masive kundër presidentit Aleksandar Vuçiq, mund të çojë në një eskalim të mëtejshëm të krizës në rajon. Ai ka theksuar se Vuçiq ka një histori të reagimeve të forta ndaj kritikave dhe ka theksuar se mund të krijohen tensione edhe në vendet fqinje si Kosova, Bosnja, Mali i Zi dhe Kroacia. Sipas tij, reagimi i Vuçiqit ndaj presionit ndërkombëtar dhe brendshëm shpesh ka qenë të ndezë konflikte të reja për të larguar vëmendjen nga vetvetja.

“Nëse do të isha në Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi apo Kroaci, do të isha në gatishmëri”, ka shkruar ish-oficeri amerikan i pensionuar me përvojë edhe në Kosovë.

Me tej ai ka shkruar në platformën X, “Mbani një sy në këtë (Aleksandër Vuçiq), @avucic. Është kundër litarëve dhe nuk është nga ata që shkojnë në heshtje. Për dekada, përgjigja e tij ndaj kritikave është ndezja e zjarreve të tjera, duke e larguar vëmendjen nga ai”, ka shkruar ish-oficeri amerikan.

Dhjetëra mijëra veta u mblodhën dje në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat