Kush është shkaku i uljes së çmimit të druve?

Lajme

Kush është shkaku i uljes së çmimit të druve?

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 06:29
Foto ilustrim

Me ardhjen e sitnit të dimrit rriten edhe nevojat për ngrohje. E këtë ngrohje qytetarët e bëjnë në mënyra të ndryshme. Shitësit e drunjve ankohen se me vendosjen e klimave edhe puna e tyre është ulur shumë.

I ka bërë gati për ti shitur.

Por Xhemajl Azemi që ka disa vite që merret me prerjen dhe shitjen e drunjve nuk është i kënaqur me shitjen këtë sezon.

“Vallahi është ra puna krejt, për me dru më nuk ka asgjë, se i kanë vendos klimat. Për me dru tash u ra për këtë vit, u ra puna krejt”, thotë Xhemajl Azemi -shitës.

Azemi tregoi edhe arsyen se pse këtë vit drunjte po shiten më lirë.

“Drutë i kemi tonat, vitin e kaluar janë shkuar më shtrenjtë, këtë vit janë më lirë pak se kanë vendos klima. Për vitin e kaluar kanë qenë 60 euro. Këtë vit 50/55 janë më lirë”, tregon ai .

E me ardhjen e stinës së dimrit rritet edhe nevoja për ngrohje.

Ngrohjen qytetarët e Prishtinës po e bëjnë në mënyra të ndryshme.

“Po ne zakonisht ngrohemi me dru, hale nuk e kam kthye me u ngrohë me ngrohje qendrore ende me të thjeshtën, me shporeta”, thotë Daut Rama -qytetar.

“Ne tash e kemi vendos klimën, por me shiku prapë më mirë me drunj se klima është e dëmshme për shëndet, druri e ka atë të vetën e thëngjilli nuk bënë më hiç”, thotë Jakup Aliu-qytetar

Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 milionë euro, për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Sipas saj, kjo është shuma më e lartë financiare që Qeveria, në bashkëpunim më Bashkimin Evropian, ka ndarë për subvencionimin e pajisjeve për sektorin e banimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat