Xhevahire Izmaku – Kandidatja që përfaqëson fuqinë e grave në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025!

Lajme

Xhevahire Izmaku – Kandidatja që përfaqëson fuqinë e grave në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025!

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 00:18
Nisma Socialdemokrate

Në kuadër të aktiviteteve të Nismës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, në selinë qendrore të partisë u mbajt një takim i veçantë me gra dhe vajza të jashtëzakonshme, ku u diskutuan strategjitë dhe rëndësia e angazhimit të tyre në fushatë.

Takimi u udhëhoq nga lideri i partisë, z. Fatmir Limaj, i cili theksoi rolin thelbësor të grave si shtyllë e forcës dhe ndryshimit në shoqëri.

Zonja Izmaku, është një emër me përvojë dhe përkushtim të palëkundur, është sinonim i përfaqësimit të denjë dhe i fuqizimit të gruas në politikë.

Përkrah saj, një fjalim inspirues mbajti edhe zonja Arlinda Limaj, e cila vlerësoi rolin aktiv të grave në këtë fushatë dhe përkushtimin për ndryshime pozitive.

Fushata e Nismës, e fokusuar në vizionin “Bashkë për një të ardhme më të fortë”, synon t’i vendosë gratë në qendër të vendimmarrjes dhe të kontribuojë për një shoqëri të barabartë e të drejtë.

Xhevahire Izmaku është shembull frymëzimi dhe lidershipi, duke përfaqësuar me dinjitet zërin e grave të Kosovës në Kuvendin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat