E fundit: PZAP aprovon kërkesën e Listës Serbe, urdhëron KQZ-në ta bëjë certifikimin e saj

Lajme

E fundit: PZAP aprovon kërkesën e Listës Serbe, urdhëron KQZ-në ta bëjë certifikimin e saj

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar si të bazuar ankesën e Listës Serbe, e cila nuk ishte certifikuar a Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e nëntë shkurtti 2025.

Në një vendim i cili mban datën e ditës së sotme, thuhet se "Anulohet njoftimi i KQZ, i datës 23.12.2024".

Po ashtu, PZAP ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe dhe kanadidatët saj.

Ndryshe, ditë më parë me votat e përfaqësuesve të LVV-së, KQZ-ja kishte vendosur të mos e certifikojë Listën serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Kjo, për shkak të qëndimeve të këtij subjekti kundër shtetit të Kosovës.

Image
Vendimi
Image
Vendimi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat