Përurohen renovimet në repartin e hemodializës në Spitalin e Prizrenit

Lajme

Përurohen renovimet në repartin e hemodializës në Spitalin e Prizrenit

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 11:46
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e renovimeve në repartin e hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ai tha se renovimi ka përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës për stafin.

Renovim është investuar nga familja Sopi nga Zhuri i Prizrenit.

“Ky renovim është investim i realizuar nga familja Sopi nga Zhuri i Prizrenit, si donacion në kujtim të nënës së tyre Nurije Sopi, e cila ka qenë paciente e këtij reparti. Renovimi është realizuar në katër faza dhe ka përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës për stafin”, tha Kurti.

Kurti bëri të ditur se kostoja totale e këtij renovimi ka qenë 151 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat