Bashkësia Islame e Kosovës do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit duke filluar nga viti 2025.
Kjo është bërë e ditur nga ky institucion ku edhe kanë inauguruar projektin “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
“500 fëmijëve jetimë në Kosovë, pa asnjë dallim do t’u dhurohet nga 50 euro për çdo muaj për një vit radhazi. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi Qendrën e “Mbretit Selam” të Mbretërisë së Arabisë Saudite për këtë projekt, por edhe për ndihmat e vazhdueshme që kanë dhënë përgjatë viteve për popullin e Kosovës. Ai tha se synimi i tij është që nga viti i ardhshëm të rritet numri i jetimëve që do të ndihmohen”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.
Bashkësia Islame e Kosovës përgjatë gjithë vitit, së bashku me Shoqatën “Bereqeti” pandërprerë ka qenë pranë secilës familje në nevojë, mirëpo ndihma ndaj fëmijëve jetimë zë një vend edhe më të veçantë.