Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera

Lajme

Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 23:54
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vende nga Afrika dhe Azia që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Do të ketë edhe vende tjera që do të tërheqin njohjen e Kosovës, vende nga kontinentet e bukura – Afrika e Azia”, u shpreh Vuçiqi në transmetuesin publik serb.

Në këtë intervistë, ai foli edhe për sanksionet e mundshme amerikane ndaj industrisë së naftës të Serbisë, që është nën pronësi të Rusisë.

Këto sanksione, ai tha se i janë konfirmuar tashmë zyrtarisht.

“Ajo që më shqetëson është vendosja e mundshme e sanksioneve. Kur them se është e mundur, sanksionet do të vendosen, sepse kjo më është konfirmuar zyrtarisht, jo jozyrtarisht. Tashmë thashë se është konfirmuar zyrtarisht, vetëm po presim momentin, do të jetë rreth 1 janarit”, tha Vuçiqi gjatë kësaj paraqitjeje në RTS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat