U vazhdohet paraburgimi tre malazezëve të arrestuar për “Kosova është Serbi” në targën e veturës

Lajme

U vazhdohet paraburgimi tre malazezëve të arrestuar për “Kosova është Serbi” në targën e veturës

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Tre malazezëve të arrestuar në Deçan për mbishkrimin “Kosova ëshë Serbi” në targat e veturës u është vazhduar masa e paraburgimi.

Këtë e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Speciale ka propozuar vazhdimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurve R.K, M.J dhe D.L., andaj Gjykata me Aktvendimin PPPS.nr.77.24 të datës 23.12.2024 ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj të njëjtëve edhe për një muaj, për secilin. Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimit në mbështetje të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 të KPPRK-së”, ka thënë Gashi.

Ata para disa javësh kishin shkuar në Manastirin e Deçanit, ku në targat e veturës së shkruante “Kosova është Serbi”.

Dy ushtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq e Dragutin Llallatoviq, si dhe një shtetas tjetër malazias me inicialet M.J., janë në paraburgim që nga 24 nëntori.

Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat