Më së shumti nisje me autobusë drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Zvicrës...

Lajme

Më së shumti nisje me autobusë drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Zvicrës...

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 09:52
Ilustrim

Nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë (SAP) bëjnë të ditur se sivjet ka rritje të numrit të nisjeve me autobusë për rreth 26%.

“Për destinacione të ndryshme të Evropës perëndimore kemi përcjellë gjithsej 7,301 autobusë”, thuhet në përgjigjen e Stacionit të Autobusëve.

Nga SAP kanë theksuar se numri i nisjeve më të mëdha është drejt Gjermanisë.

“Destinacionet me nisjet më të shumta janë: Gjermani, Austri, Slloveni. Krahasuar me vitin 2023, këtë vit numri i nisjeve për destinacione të ndryshme të Evropës perëndimore është rritur për 25.9% apo 1,890 nisje me tepër se vitin e kaluar”, thuhet në përgjigjen e SAP.

Edhe në statistikat e publikuara nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari” thuhet se krahasuar me muajin qershor të 2023-tës në periudhën e njëjtë kohore të këtij viti është rritur numri i pasagjerëve për 20.46% më shumë.

Ndërsa numri i fluturimeve nga 10,460 ka shkuar në 11,948 që në përqindje i bie diferenca për 14.23% rritje. Derisa vetëm në muajin nëntor të 2023 janë regjistruar 1,480 fluturime, kurse po në të njëjtin muaj por në vitin 2024 janë realizuar 2,036 fluturime, ku diferenca në përqindje është 37.57%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat