Vdes Anton Berisha, ish-ambasadori i Kosovës dhe ish zv.ministri i Punëve të Jashtme
Ka vdekur sot Anton Berisha, i cili gjatë jetës së tij ishte angazhuar dhe në politikë dhe kishte shërbyer si ambasador i Republikës së Kosovës dhe si zv.ministër i Punëve të Jashtme.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke treguar se Berisha ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër.
Varrimi i tij do të bëhet më 3 janar në varrezat katolike në Pejë.
Njoftimi i familjes:
Të dashur familjarë dhe miq,
Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.
Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.
Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
-------
Një njoftim i dhimbshëm për ndarjen nga jeta të ish-zv. ministrit të Jashtëm, Anton Berisha, është bërë i ditur përmes një postimi nga poetja Naime Beqiraj në rrjetin social Facebook.
Në postimin e saj, Beqiraj njoftoi për lajmin e trishtë, duke shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e një njeriu të shquar, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e politikës dhe diplomacisë shqiptare.
Beqiraj përshkroi jetën dhe veprën e Berishës, duke përçuar një mesazh ngushëllimi dhe respekti për të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur e çmuar atë.
Naime Beqiraj dhe Anton Berisha
Postimi i plotë:
Ah bre Ton 😥
Shpirtin na e plagose
Nuk ka qenë amshimi udhs jote
T'ndrit shpirti aristokrati i shoqnisë
Djali model i gjimnazit tonë
Vllau i hasretit t'motrave
Babi e burri i devotshëm