Vdes kamermani i njohur, Fatmir Bajrami

Lajme

Vdes kamermani i njohur, Fatmir Bajrami

Më: 3 janar 2025 Në ora: 19:08
Fatmir Bajrami

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare ish-kameramani i RTP-së, kameramani i luftës në Kosovë dhe kameramani i RTK-së deri në pensionim, Fatmir Bajrami.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur RTK-ja.

Fatmir Bajrami lindi më 25 korrik 1949 në Prishtinë, derisa studimet për kamerë filmike i kreu në Paris. Më 1975 pas përfundimit të studimeve ka filluar punën në RTP, deri në vendosjen e masave të okupimit, për të vazhduar si punëtor i RTK-së me themelimin e tij e deri në pensionim në vitin 2014.

Ka qenë ndër xhiruesit e parë filmik në Kosovë, me disa projekte të realizuara duke përfshire: “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, “Buka e Hidhur”, “Burgu i Mërgimit”. Gjatë viteve të 90’ta ka qenë aktivisht i përfshirë në realizimin e projekteve të ndryshme muzikore dhe artistike si dhe të aktiviteteve politike.

Gjatë kohës së luftës ka punuar vullnetarisht, por edhe si korrespodent me ekipin e televizionit “France 2” dhe përmes kamerës së tij ka sjellë pamje nga fronti i luftës dhe kampet e refugjateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat