Vuçiq flet për Listën Serbe

Lajme

Vuçiq flet për Listën Serbe

Më: 4 janar 2025 Në ora: 11:14
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, ka folur sot për atë që po ndodh në Kosovë në prag të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. Duke ia bërë një argat Listës Serbe që e kontrollon vetë, Vuçiq ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës e do jashtë zgjedhjeve meqë është parti e padëgjueshme.

Sipas preisdentit serb, Kurti përpiqet të kontrolloj edhe parti të tjera, përfshirë edhe nga komuniteti serb dhe pretendon se Kurti e konsideron Srpska Listën si “armik të madh” meqë s’mund ta ketë nën kontroll.

“Kurti nuk e dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe, fjalë për fjalë deri në përjashtimin fizik nga zgjedhjet, sepse është një faktor i pabindur.

Përpiqet të kontrollojë shumë parti të tjera, duke përfshirë edhe ato të komunitetit serb, por nuk ka asnjë kontroll mbi Listën Srpska, prandaj është armiku i saj më i madh”, ka thënë Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat