Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren: 25 vjeçari në gjendje të rëndë

Lajme

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren: 25 vjeçari në gjendje të rëndë

Më: 6 janar 2025 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Viti i ri nuk ka nisur mirë në Prizren, pasi një pikë shitjeje e mjeteve piroteknike në qytet u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë, një 25-vjeçar nga fshati Zhur, i cili punonte si shitës në këtë pikë, ka pësuar lëndime të rënda.

I riu ndodhet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me njërën dorë të amputuar dhe djegie të rënda në trup.

Sipas familjarëve, ai mund të transferohet sot për trajtim të specializuar në Turqi.

Shpërthimi, që dyshohet se u shkaktua nga ndezja aksidentale e një mjeti piroteknik në vendin e ekspozuar, ka dëmtuar rëndë edhe objektet përreth.

Qytetarët fillimisht menduan se bëhej fjalë për një tërmet, por më vonë u kuptua se ishte shpërthim nga fishekzjarrët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat