Serbia vazhdon të shprehë mbështetje të fortë për Rusinë dhe udhëheqjen e saj nën presidentin Vladimir Putin, ka shkruar aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi.
Këto komente Kamberi i ka bërë pas qarkullimit të një fotografie të një grupi të të rinjve serbë, të cilët shihen tek kremtojnë Krishtlindjet Ortodokse me flamuj serb e rus në duar, ne Babin Most të Obiliqit.
ipër një fotografie të një grupi të të rinjëve serbë që mbajnë në duar flamujt serb dhe rus, Kamberi ka shtuar se kjo simbolizon solidaritetin me Rusinë.
“Në foton më poshtë, shihet një grup i të rinjve serbë duke mbajtur dy flamuj: njëri përfaqëson Serbinë dhe tjetri një flamur gjysmë serb, gjysmë rus, që simbolizon solidaritetin e tyre me Rusinë. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Babimost, një vend që ka qenë një pikë e nxehtë për ngjarje të kontestuara dhe të dhimbshme në të kaluarën”, ka shkruar
“Më parë, serbët në këtë fshat shfaqën simbole, duke përfshirë shkronjën "Z", e cila është bërë simbol i luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, për të treguar mbështetjen e tyre për pushtimin rus”, ka kujtuar ajo.
Sipas saj, Serbia vazhdon të shfaqë përkrahje dhe dashuri të palëkundur për Rusinë pa u përballur me pasoja apo ndëshkime.
“Kjo mbështetje është veçanërisht e dukshme në një shtet si Kosova, e cila ka dënuar ashpër luftën e padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës dhe ishte ndër vendet e para që vendosi sanksione ndaj Rusisë. Ndërkohë, Serbia mbetet një nga vendet e pakta që refuzon kategorikisht vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke theksuar mbështetjen e saj në çdo mënyrë. Për më tepër, serbët duken të gatshëm të shkojnë në gjasa ekstreme, madje edhe të sakrifikojnë jetën e tyre, për Rusinë dhe Putinin”, ka përfunduar ajo.