Gjykata belge dërgon në burgim të përjetshëm tre vrasësit serbë të atdhetarit Enver Hadri

Lajme

Gjykata belge dërgon në burgim të përjetshëm tre vrasësit serbë të atdhetarit Enver Hadri

Nga: M.L. Më: 7 janar 2025 Në ora: 17:05
Imazhi ilustrues tregon përbërjen e jurisë para fillimit të gjykimit të Veselin Vukotic, Bozidar Spasic dhe Andrija Draskovic para gjykatës së asizit në Bruksel, më 02 nëntor 2016, në Bruksel. Kredit: Belga.

Të mërkurën e kaluar, Gjykata e Brukselit i dërgoi në burg tre autorët e vrasjes së veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Enveri Hadrit, për ta vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm, shkruan mediumi belg “The Brussels Times”, transmeton gazeta “Bota sot”.

Të martën, Veselin Vukotic dhe Andrija Draskovic u shpallën fajtorë për ekzekutimin e krimit, ndërsa Bozidar Spacic u shpall fajtor për urdhërimin e tij.

Enver Hadri, president i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra në makinën e tij ndërsa ishte ndaluar te semafori i kuq në Saint-Gilles më 25 shkurt 1990.

Image
Enver Hadri

Gjykatësit profesionalë dhe dymbëdhjetë juristët nuk dhanë asnjë rrethanë lehtësuese për tre të dënuarit, duke i dënuar ata të gjithë me burgim të përjetshëm, dënimi maksimal.

Më 25 shkurt 1990, rreth orës 16:00, Enver Hadri ishte pas timonit të makinës së tij, i ndaluar duke pritur në semaforin e kuq, kur një automjet tjetër i erdhi afër.

Dera e pasagjerit të këtij automjeti u hap dhe autorët filluan të qëllonin, sipas disa dëshmitarëve.

Enver Hadri, 49 vjeç, u godit nga një plumb në kokë dhe vdiq në vendngjarje.

Hetimi, i cili zgjati disa vite, përfundoi se ishte një vrasje politike, e urdhëruar nga shërbimet e inteligjencës të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të botës së nëntokës së Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat