Hoti: Katër vite mandat: 12 miliardë euro buxhet e asnjë projekt i realizuar

Lajme

Hoti: Katër vite mandat: 12 miliardë euro buxhet e asnjë projekt i realizuar

Më: 9 janar 2025 Në ora: 13:17
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka cilësuar si një ‘‘përpjekje e dëshpëruar për të kamufluar dështimet në qeverisje’’, vendimin e partisë në pushtet, Vetëvendosjes, për të bojkotuar disa nga televizionet më të mëdha në vend.

Hoti, në reagimin e tij i është drejtuar VV-së duke thënë se është lehtë që tu flitet militantëve partiakë, porse përballja me kundërshtarët politikë duhet bazohet në fakte.

Postimi i plotë:

Ikja e partisë në pushtet nga debatet televizive e dalja në takime partiake nëpër komuna është përpjekje e dëshpëruar për të kamufluar dështimet në qeverisje në katër vite mandat. Ndryshe nuk ka si të kuptohet.

Po të kishte rezultate, do t’i mbushnin studiot televizive e do të përballeshin me opozitën në çdo studio televizive, tryezë e forum. Është lehtë t’u flasësh militantëve partiakë që të duartrokasin, por përballja me kundërshtarët politik duhet bazuar në fakte. 

Katër vite mandat: 12 miliardë euro buxhet e asnjë projekt i realizuar, asnjë investim madhor vendor apo i huaj, probleme me energji elektrike, asnjë njohje për shtetin e Kosovës, sanksione nga BE-ja, marrëdhënie të cenuara me aleatët kryesorë të Kosovës, afera në rezerva shtetërore, në energjetikë e në sektorë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat