Shantazhimi i të miturës: 500 euro për të mos ia publikuar videot

Lajme

Shantazhimi i të miturës: 500 euro për të mos ia publikuar videot

Më: 13 janar 2025 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Kërkesën ia plotësoi të dashurit, por sherrin ia pa pak minuta më vonë.

Të miturës 16-vjeçare nga Peja ai kërkoi të zhvishet gjysmëlakuriq, dhe e kishte xhiruar gjatë bisedës pa i treguar fare.

E pasi linja u mbyll, kërcënimi erdhi po nga ai.

Viktima duhej të zgjidhte mes 500 eurove kesh, dhe shpërndarjes së videos tek familjarët.

E familjarët sapo panë videot u nisën për në stacionin policor në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për median tha se pranë viktimës qëndruan mbrojtësi i viktimave, Prokurori i Shtetit, e personi i pandehur është intervistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat