Një i dyshuar 19-vjeçar nga Peja është përballur me masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi dyshohet se ka shantazhuar një të mitur 16-vjeçare.
Sipas raportimeve, i dyshuari i kishte kërkuar viktimës që të zhvishej gjysmëlakuriq gjatë një bisede online, duke e xhiruar pa pëlqimin e saj.
Më pas, ai e kishte kërcënuar se videot do t’i shpërndante tek familjarët e saj, nëse nuk i jepte 500 euro.
Familjarët e viktimës, pasi panë videot, shkuan menjëherë në stacionin policor në Pejë për të raportuar rastin.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për gazetarin Valdrin Daci, se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, tha ky i fundit në emisionin “Ora Shtatë”.