Gjykata në Pejë shpalli vendimin për rastin e Flordian Shabajt, reagon babai: “Vendim i turpshëm”

Lajme

Gjykata në Pejë shpalli vendimin për rastin e Flordian Shabajt, reagon babai: “Vendim i turpshëm”

Më: 14 janar 2025 Në ora: 14:43
Flordian Shabaj dhe babi i tij

Sot është dhënë verdikti për dy të akuzuarit që shkaktuan vdekjen e kadetit të Policisë së Kosovës, Flordian Shabajt, në një aksident trafiku në vitin 2022. Arton Duraku u dënua me 6 vjet e 10 muaj burg, ndërsa Neziri me vetëm 10 muaj burg.

Pas shpalljes së vendimit, babai i viktimës ka reaguar ashpër ndaj gjykatës, duke e cilësuar aktgjykimin si një padrejtësi të madhe.

“Sot gjykata në Pejë nxori aktgjykimin më të shëmtuar. Gjykata vrau Policinë dhe mjekësinë e shtetit të Kosovës. Tek gjykata nuk është përfshirë kërkesa ime që të gjitha kamerat të dërgohen në ekspertizë apo të shfaqen në sallë”.

"Në përmbajtje të incizimit shihet shumë qartë sesi këta i kanë rënë me kamion Flordianit, kanë zbritur nga kamioni, janë afruar për më shumë se tre minuta, kanë ndenjur mbi kokën e tij dhe pastaj janë larguar”.

"Shihet qartë që për 3 minuta e 20 sekonda të akuzuarit kanë qëndruar aty, dhe kjo nuk është marrë për bazë nga gjykata”, tha ai, në emisionin “Kosova Today”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat