Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton Tanjug.
“Ne vetëm presim të shohim se kur dhe si do të shpallim tërheqjen e njohjes nga dy vendet e tjera”, tha Vuçiç për TV B92.
Ai theksoi se ka më shumë shtete me të cilat po flasin dhe se mund të ketë një shtet që do ta njohë për herë të parë.
Por ne do të luftojmë edhe atje për t’i kundërshtuar, sepse atje ka ndodhur një ndryshim i udhëheqjes”, tha Vuçiq.