“Regjimi i Vuçiqit në krizë serioze!”, gazetari i medias gjermane zbardh prapaskenat e protestave në Beograd

Lajme

“Regjimi i Vuçiqit në krizë serioze!”, gazetari i medias gjermane zbardh prapaskenat e protestave në Beograd

Nga: A.M. Më: 18 janar 2025 Në ora: 11:23
Pamje nga protesta në Beograd

Gazetari i medias gjermane, Deustche Welle, Bahri Cani, ka komentuar sërish protestat në Beograd, të cilat po zhvillohen kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se regjimi i Vuçiqit është në krizë serioze.

Krahas kësaj, Cani tha se ‘gjendja është e elektrizuar si dikur në kohën e Millosheviqit. E këtë dëshmojnë edhe sulmet me thika e makina kundër studentëve dhe qytetarëve!”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Për ata që nuk po përcjellin ngjarjet në Beograd, regjimi i Vuçiqit gjendet në një krizë serioze. Çdo natë po protestojnë me mijëra e shpesh edhe me dhjetëra mijëra studentë dhe kundërshtarë të Vuçiqit. Ndërsa ai çdo mbrëmje po ju drejtohet atyre nga ndonjë zyrë apo televizion me kërkesat për “paqe”. Por ata nuk e kanë ndërmend të nalen. Protestat po zhvillohen me moton “duart i keni të përgjakura”! Analistët atje thonë se gjendja është e elektrizuar si dikur në kohën e Millosheviqit. E këtë dëshmojnë edhe sulmet me thika e makina kundër studentëve dhe qytetarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat