Vuçiq: Jam i shqetësuar për politikën evropiane në lidhje me Kosovën

Lajme

Vuçiq: Jam i shqetësuar për politikën evropiane në lidhje me Kosovën

Më: 22 janar 2025 Në ora: 08:42
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha të martën në Davos se është i shqetësuar për politikën evropiane në lidhje me Kosovën.

Ai u tha gazetarëve se është takuar me delegatin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ka thënë se pret që së shpejti në atë pozitë të emërohet danezi Peter Sorensen, raportojnë mediat në rajon.

“Unë jam i shqetësuar për politikën evropiane për këtë çështje, jo vetë Sorensen, i cili është një njeri profesionist dhe i drejtë, por politika e qetësimit ndaj Kurtit dhe njoftimet e tyre, pavarësisht provokimeve aktive, se do të lejohen në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera”, shpjegoi Vuçiq.

Ai njoftoi se do të bisedojë me amerikanët për këtë dhe të shohë se si do të vazhdojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat