Vdes në Kosovë gazetarja nga Ukraina, jetonte prej 2 vitesh në Prishtinë

Lajme

Vdes në Kosovë gazetarja nga Ukraina, jetonte prej 2 vitesh në Prishtinë

Më: 22 janar 2025 Në ora: 11:37
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se sot në Prishtinë ka vdekur gazetarja nga Ukraina, Olga Pridako.

Pridako ka qenë duke jetuar me djalin e saj në Prishtinë prej më shumë se dy vitesh dhe qëndrimi i saj në Kosovë mundësohej nga programi “Gazetarët në Rezidencë- Kosova”.

Njoftimi i plotë i AGK:

Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51 vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin.

AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat