Policia e Kosovës ka kryer një kontrollë në një shtëpi në veri të vendit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, kartela grafike e miniera për prodhimin e kriptovalutave.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani se lidhur me rastin një person është paraqitur në Polici dhe se po intervistohet lidhur me rastin.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.
Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.