Policia e Kosovës në Gjakovë kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar për vjedhje të parave në një xhami në Rahovec më datën 7 dhjetor 2024.
I dyshuari ka hyrë në objektin fetar duke përdor mjete të forta dhe ka vjedhur paratë në arkën e objektit fetar, të cilat besimtarët i kishin lënë në baza vullnetare.
Hetimet e deritanishme intensive nga Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec në bashkëpunim me njësitë tjera policore, ende nuk kanë rezultuar në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit.
Qytetarët mund të njoftojnë policinë në stacionin më të afërt policor apo përmes numrave të telefonit 192 pa pagesë dhe 0390310482 Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, dhe çdo informacion i ofruar do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.