Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit Kosova Fituese, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ftuar në Legjionin Amerikan.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se aty u prit nga drejtori ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph C. Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake.
“U njoftova lidhur me punën që bëjnë për Veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre.
Si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Haradinaj.