Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqi zgjidhen anëtarë të ri të PZAP-së

Lajme

Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqi zgjidhen anëtarë të ri të PZAP-së

Më: 24 janar 2025 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 341-të, ka emëruar me shumicë votash Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqin anëtarë të ri të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me mandat 4 vjeçar.

Husaj-Rugova mori dhjetë vota nga anëtarët Këshilli, ndërsa Bardiqi tetë vota, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Anëtarja e re e PZAP-së është gjyqtare në Gjykatën e Apelit, ndërkaq Bardiqi është gjyqtar në Gjykatën Komerciale.

Pjesë e garës për anëtar të PZAP-së ishin edhe gjyqtarët, Ramiz Kuqi, Liridon Maloku dhe Faton Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat