Moti për pesë ditët e ardhshme, pritet rritje e ndjeshme e temperaturave

Lajme

Moti për pesë ditët e ardhshme, pritet rritje e ndjeshme e temperaturave

Më: 26 janar 2025 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës se ardhshme pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se në orët e mëngjesit, do të ketë kushte për mjegull në shumë zona, siç thuhet aty, veçanërisht në ultësira dhe vise urbane.

Tutje, në njoftimin e IHMK-së thuhet edhe se cilësia e ajrit parashikohet të jetë e dobët.

Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:

E Hënë, 27 Janar 2025

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranesira të shperndara.Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 12°C deri në 15°C . Do të fryjë erë e lehë nga jugperendimi.

E Martë, 28 Janar 2025

Moti mbetet kryesisht i ngjajshëm me ditën e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 13°C deri në 16°C.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperendimit.

E Mërkurë, 29 Janar 2025

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me  riga shiu. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet 3°C dhe 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9°C deri në 11°C. Do të fryjë erë nga jugperendi me shpejtesi 1-5m/s.

E Enjte, 30 Janar 2025

Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell.Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga  10°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4 m/s.

E Premte, 31 Janar 2025

Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 10°C deri në 12°C. Do të fryjë erë e  lehtë nga veriperndimi me shpejtësi 1-2 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat