Dorëheqja e kryeministrit serb: Pritet eleminimi i Vuçiqit, i ka javët e numëruara – thotë Halimi

Lajme

Dorëheqja e kryeministrit serb: Pritet eleminimi i Vuçiqit, i ka javët e numëruara – thotë Halimi

Më: 28 janar 2025 Në ora: 14:41
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke e argumentuar këtë vendim me sulmin e fundit ndaj studentëve në Novi Sad.

Por, kjo dorëheqje po interpretohet si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj presidentit Alleksander Vuçiq.

Sipas analistit Jeton Halimi, dorëheqja e Vuçeviqit sinjalizon një krizë të thellë brenda pushtetit serb.

“Anija për të keq ka filluar për Vuçiqin. Ai është përballë një akti të kryer dhe i ka javët e numëruara”.

Tani pritet edhe eliminimi i Vuçiq”, tha Halimi, në studion e “Kosova Today”.

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës së protestave për tragjedinë në Novi Sad.

Duke folur në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Beograd, ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranauar vendimin e tij.

"Unë besoj se politika që unë përfaqësoj, partia që unë drejtoj, duhet të demonstrojë nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe të futë norma të reja në politikën serbe, duke dëshmuar se është e përgjegjshme", tha Vuçeviq, njëherësh kryetar i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat