Serbët frikësohen nga kryqi i shqiptarëve? Skandal në mediat serbe për Dua Lipën dhe Rita Orën

Lajme

Serbët frikësohen nga kryqi i shqiptarëve? Skandal në mediat serbe për Dua Lipën dhe Rita Orën

Më: 28 janar 2025 Në ora: 19:50
Dua Lipa dhe Rita Ora

Një debat i pazakontë është ndezur në mediat serbe, ku dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, janë vënë në shënjestër për një arsye të pabesueshme: ato kanë mbajtur një varëse me kryq.

Sipas një artikulli të publikuar në Serbi, komentet ndaj tyre kanë qenë të ashpra, duke argumentuar se, për shkak të përkatësisë së tyre myslimane, ato nuk duhet të mbajnë kryq. Kjo ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, përfshirë edhe studiuesin Fahri Xharra, i cili e konsideron këtë një përpjekje për të kufizuar identitetin shqiptar vetëm brenda një përkatësie fetare të caktuar.

"Serbët duan që ne të jemi vetëm myslimanë, që të na sundojnë deri në fund, deri sa të humbim identitetin tonë," shkruan Xharra në një postim të tij në Facebook, ku denoncon këtë qasje si një strategji për të ndryshuar rrënjët identitare të shqiptarëve.

 
Image
Skandal në mediat serbe për Dua Lipën dhe Rita Orën

 

Më poshtë, postimi i plotë i tij:

E shihni se sa serbët i frikohen kryqit tē shqiptarëve?

Ata na duan vetēm si musliman qe tē na sundojnė deri ne fund, deri sa tē humbim identitetin tonē.

"Nuk mund ta bartni kryqin sepse jeni muslimane!", po shkruajnē serbēt .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat