Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 40 aktakuza kundër 48 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar 17 persona për 48 orë, janë paraqitur 5 kërkesa për caktim të paraburgimit për 6 të dyshuar.
“Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.”
Detaje:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona, ka parashtruar dy (2) kërkesa për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore, katër (4) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.