Parandalohet kontrabanda e 700 pakove me cigare me banderola të Serbisë

Lajme

Parandalohet kontrabanda e 700 pakove me cigare me banderola të Serbisë

Më: 30 janar 2025 Në ora: 11:12
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit ka gjetur 700 pako me cigare me banderola të Serbisë në magjistralen Kamenicë-Gjilan.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task-Forcës -Lindje (Doganën e Kosovës dhe Policia e Kosovës), në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren në brezin kufitar RKS-SRB”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë më 29 janar njësitet e lartcekura pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave kufitare të rregullta, në magjistralen Kamenicë-Gjilan kanë ndaluar automjetin për kontrollim.

“Pas ndalimit të automjetit të dyshuar me targa serbe të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, gjatë kontrollit janë gjetur mallrat/cigare (700 pako) me banderola të Serbisë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat