Tri vite e dy muaj burgim ndaj të akuzuarit për pjesëmarrje në grupin terrorist “Al Nusra”

Lajme

Tri vite e dy muaj burgim ndaj të akuzuarit për pjesëmarrje në grupin terrorist “Al Nusra”

Më: 30 janar 2025 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimi dënues ndaj të akuzuarit Osman Kastrati, duke e dënuar me tri vite e dy muaj burgim për organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist “Al Nusra”.

Aktgjykm u shpall të enjten nga gjykatësi Kujtim Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, i akuzuari Kastrati kishte arritur marrëveshje për pranm fajësie me Prokurorinë, ku ishte propozuar një dënim nga tri deri në tri vite e gjysmë burgim.

Marrëveshjen në fjalë, i akuzuari Kastrati ka deklaruar se e ka pranuar pa presion dhe në vullnetin e tij të lirë dhe po ashtu ka thënë se është penduar për atë që ka bërë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Osman Kastrati ngarkohej se nga 26 janari 2013, e në vazhdimësi, ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist ‘Al Nusra’ në shtetin e Sirisë, duke iu bashkuar kësaj organizate më 26 janar 2013.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Kastrati ka udhëtuar nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll të Turqisë, ku nga aty me disa persona tjerë të paidentifikuar deri më tani, ka kaluar në territorin e Sirisë, dhe i është bashkuar organizatës terroriste ‘Al Nusra’, pjesëtarët e së cilës të akuzuarit i kishin caktuar detyra konkrete operative në territorin e quajtur ‘Gota’, që gjendet afër qytetit të Damaskut, dhe të njëjtin e kanë pajisur me armë automatike të llojit AK-47 dhe municion, me qëllim që të ndërmarrë veprimet e kërkuara nga udhëheqësit e kësaj organizate.

Me këtë, Kastrati akuzohej se ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143, par. 2 i Kodit Penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat