Driton Tali ka kometuar çështjen amerikane që presidenti amerikan Donald Trump, iu ka rrit taitmet Meksiks dhe Kanadës.
Ai thotë se fjalët e Trumpit lidhur me këtë nuk duhet të merren seriozisht.
Postimi i plotë:
"Trump'in nuk duhet kuptuar tekstualisht (literalisht) se çka thotë por duhet marrë seriozisht", po thonë PR'ët e tij sa here që Trump po "ja jep kodrave e maleve".
Unë personalist as seriozisht nuk po e marri!
Bie fjala, si qenka në interes të ShBA'së m'u fut në luftë tatimore me aleatët e saj kur dihet mirëfilli se edhe ato pastaj do të reagojnë ngjashëm ?!!!
Poashtu, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, për tendencat e Trump'it për rritjen e tarifave ndaj mallrave të Kanadasë në 25%, u deklarua se "edhe pse është kundër 'luftës ekonomike' me ShBA por ngritjes tatimore 25% ndaj mallrave të Kanadasë, do t'i përgjigjet njejtë me ngritje të 25 % të taksave në mallrat amerikane që futën në Kanada".
Apo si qenka Lufta në Ukrainë problem i BE'së dhe jo i ShBA'së!?
Për mos ta diskutu këtë fjalinë idiotekse "na ndanë oqeani".
Oqeani ju ka nda mbase deri ka shek 19, e deri diku në fillimin të shek 20, tashti raketat ballestike arrijnë në ShBA shumë më përpara se që arrinë autobusit Nr1 në Fushë Kosovë nga stacioni mbrapa Teatrit.