Me filmin e Luftës së Dytë Botërore, Asllan Rezniqi, hapi dyert e shtëpisë së tij në Deçan për hebrenjtë. Në këtë formë, shtëpia e familjes Rezniqi u kthye në një strehë të sigurte për shumë familje hebraike, të cilat në këtë formë i shpëtuan gjenocidit, të njohur si Holokausti.
E muret e saj, për shumë njerëz u kthyen në shpëtim nga një gjenocid.
Krejt kjo me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, kur kjo shtëpi hapi dyert për shumë familje hebraike.
“Stërgjyshi ka qenë tregtar gjatë asaj periudhe së Luftës së Dytë Botërore dhe disa prej bashkëpunëtorëve kryesor të tij kanë qenë hebrenjtë nga Maqedonia apo edhe nga Greqia dhe kur filluan të komplikohen gjerat dhe situata të bëhet më e vështira ata filluan të kërkonin ndihmë dhe stërgjyshi e organizoi që ata të strehoheshin në shtëpinë e familjes sonë në Deçan”, thotë Lekë Rezniqi – Kryetar i Shoqatës së miqësisë Kosovë – Izrael.
Stërnipi i Asllan Rezniqit, Leka, tani udhëheq shoqatën e miqësisë Kosovë-Izrael.
Ky tregon se si ishte e mundur që shqiptarët t’i shpëtojnë hebrenjtë.
“Arsyeja kryesore pse ka qenë i mundur shpëtimi i hebrenjve jo vetëm nga stërgjyshi im por edhe nga shpëtimtarët e tij, është pikërisht koncepti i besës që e kemi”, shprehet ai.
E në parkun e kryeqytetit, vizitorët mund ta shohin edhe këtë memorial.
Në të janë shënuar emrat e plot 23 familjeve.
E përbashkëta e gjithë këtyre familjeve, është strehimi i hebrenjve në fillimin e viteve të ’40-ta.
“Këta janë emrat e shpëtimtarëve që janë identifikuar deri më tani, në punën që e ka bërë shoqata jonë, Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael e punën më të madhe për këtë e ka bërë e ndjera Xhangyle Iljazi, hulumtuesja me e shquar. Pastaj bashkë me gjyshin tim kanë vazhduar të hulumtojnë dhe t’i identifikojnë familjet. Përderisa në Shqipëri, e kanë bërë drejtuesit e ligës qytetare Shqiptaro – Amerikane, ish-kongresmenët Joseph J. DioGuard bashkë me këshilltarët për çështjet e Ballkanit, Shirley Cloyes DioGuard”, shprehet Lekë Rezniqi.
Me këtë temë, studiuesi Lekë Krasniqi, mbrojti edhe temën e masterit.
“Këto janë familjet që i kemi identifikuar dhe qe janë nga Kosova, por puna vazhdon, hulumtimet vazhdojnë në mënyrë që të gjithë ata që i kanë shpëtuar hebrenjtë të nderohen”, tregon ai.
Ndryshe, Asllan Rezniqi, u bë edhe shqiptari i parë që u nderua me titullin “Fisnik mes Komeve” nga institucioni i përkujtimit të martirëve të Holokaustit.