I vdiqën nusja dhe nipi 5 vjeçar nga vërshimet, Ademaj: Ma vlerësuan veç dëmin e shtëpisë

Lajme

I vdiqën nusja dhe nipi 5 vjeçar nga vërshimet, Ademaj: Ma vlerësuan veç dëmin e shtëpisë

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 12:28
Milaim Ademaj

Milaim Ademaj, familjar i viktimave të vërshimeve, ka shprehur zhgënjimin e tij për ndihmën shtetërore, duke e cilësuar vlerësimin e dëmeve si të papërfillshëm në krahasim me humbjet që ka pësuar.

“Komisioni e ka vlerësuar dëmin 40 mijë euro, por kjo është shumë e vogël. Unë i kam dy viktima në shtëpi dhe asgjë tjetër nuk na është dhënë”.

Tani jetojmë me qira, unë paguaj vetë, sepse shtëpia na është prishur. Kam edhe dy djemtë e tjerë me familje, edhe ata tash paguajnë qira.

Domethënë, ne paguajmë tri qiraja vetë”, tha Ademaj në emisionin “Ora Shtatë”.

Ai theksoi se kishte një shtëpi dykatëshe me pesë dhoma, por pas vërshimeve gjithçka u shkatërrua.

“Kjo nuk është vlerë askund, por çka me ba? Qeveritarët kanë ardhur vetëm për ngushëllime, pastaj më kurrë”,  u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat