Policia kontrollon një subjekt afarist në Gjilan, gjen pjesë të automjeteve – prodhime serbe

Lajme

Policia kontrollon një subjekt afarist në Gjilan, gjen pjesë të automjeteve – prodhime serbe

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara.

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjesë të ndryshme të automjeteve), të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse.

Njoftimi:

Zbulohet edhe një rast i kundërvajtjes doganore

Prishtinë më 4 Shkurt 2025

Policia e Kosovës, respektivisht njësia e taskforcës e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës si rezultat i zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara me datë 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.

Gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjese të ndryshme të automjeteve) të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, lidhur me rastin mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat