Luka Misetiq, avokati i Hashim Thaçit, ka thënë se babai i ish-presidentit është shtrirë sërish në spital dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në një postim në platformën X, ai ka thënë se ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që të lejohet Thaçi të vizitojë babanë e tij.
“Babai i klientit tim, Hashim Thaçit është mjaft i sëmurë dhe është shtritë në spital”.
“Kemi kërkuar që Hashim Thaçit t’i jepej një leje e shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar atë duke qenë bazë e arsyes dhembshuria”.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka thënë Misetiq.