Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit Egzon Berisha

Lajme

Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit Egzon Berisha

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 12:57
Egzon Berisha

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi.  

Personi i kërkuar është Egzon Enver Berisha i lindur me 13.09.1993 në Pejë dhe kërkohet për lëndim të rëndë trupor dhe dhunë në familje.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected].

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat