Në zgjedhjet e sotme parlamentare ka votuar edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për liri, drejtësi dhe mbijetesë (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) në Graçanicë.
Rashiq në një deklarim për media pas votimit ka thënë se serbët e Kosovës duhet të përfaqësojnë vetveten dhe të kenë orientim evropian.
Rashiq: Shpresoj të kemi një strukturë të re në përfaqësimin e serbëve në Kuvend
"Shpresoj që këto zgjedhje do të sjellin një strukturë të re në përfaqësimin e serbëve në Parlamentin e Kosovës në formë, ku po konsiderojmë, se ne gjatë periudhës, kur kemi pasur një përfaqësim adekuat në të gjitha instancat e institucioneve të Kosovës, kemi dëshmuar se është e mundshme që të punohet për popull, si një përfaqësues i vërtetë i popullit dhe jo që të jetë i dirigjuar nga cilado anë. Prej fillimit kam thënë, ne nuk dëshirojmë që të jemi serbë as të Beogradit as të Prishtinës, por do të jemi serbë të Brukselit që për neve duhet të jetë e qartë që kushdo qoftë që përfaqëson serbët e Kosovës duhet të ketë një orientim nga Brukseli, sepse kjo është caku final ose primar të çdo partie politike të cilët konsiderojnë që duhet të përfaqësojnë popullin e vet", tha ai.
Sot Kosova voton në zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen për herë të parë si të rregullta që pas shpalljes së pavarësisë.