Policia në kërkim të një personi në Fushë Kosovë, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme

Policia në kërkim të një personi në Fushë Kosovë, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 08:58
Personi i kërkuar

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi.

I dyshuari kërkohet për  përfshirje veprën zjarrvënie.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar. Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar që është identifikuar: Florent Bunjaku, kërkohet për përfshirje veprën zjarrvënie”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected]./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat