U arrestua më 1 qershor, sot u mbajt seanca ndaj Tefik Mustafes në Serbi

Lajme

U arrestua më 1 qershor, sot u mbajt seanca ndaj Tefik Mustafes në Serbi

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Sot raportohet se është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës në Beograd.

Mustafa ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 1 qershor në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare.

Ndryshe, Mustafa akuzohet për kidnapimin dhe vrasjen e tre policëve serbë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, më 19 qershor 1999.

“Nesër me dt; 30.01.2025 ne ora 11:30 ne Beograd, mbahet seanca Gjygjësore ndaj z.Tefik Mustafës i cili eshte arrestuar me dt: 1-Qershor 2024 dhe akuzohet per kidnapimin dhe vrasjen e tre Policëve Serb gjate kohes se luftes me dt 19-Qershor 1999”, thuhet në njoftimin e siguruar nga “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat