​Bllokadës së studentëve në Kragujevc i bashkëngjiten edhe serbët nga Kosova

Lajme

​Bllokadës së studentëve në Kragujevc i bashkëngjiten edhe serbët nga Kosova

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Studentët nga të gjitha universitetet shtetërore të Serbisë janë sot në Kragujevc, ku po mbahet protesta “Takohemi në Sretenje”.

Në orën 11:52 protestuesit mbajtën 15 minuta heshtjeje për 15 viktimat në Novi Sad.

Nderimi i radhës për viktimat e tragjedisë së Novi Sadit në tubimin në Kragujevc do të jetë nga ora 23:52 deri në ora 00:07.

Gjatë bllokadës, e cila do të zgjasë deri në orën 00.07 po organizohen aktivitete të shumta, nga ekspozita, aktivitete sportive e deri te grumbullimi i fondeve.

Një grup prej rreth 40 qytetarësh nga Kosova erdhën në tubimin në Kragujevc “Takohemi në Sretenje” të organizuar nga studentët. Energjia është e papërshkrueshme, theksojnë dhe mbështesin studentët, dhe të gjithë personat e tjerë që kanë përjetuar padrejtësi, shkruan N1.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Organizative (FON) në Beograd u kanë bërë thirrje qytetarëve që sot në ora 18:00 të mblidhen në Sheshin e Republikës dhe të mbështesin protestën e studentëve në Kragujevc, e cila do të transmetohet me projektor.

Bllokadat dhe protestat e studentëve në Serbisë shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku nga shembja e çatisë së hekurudhës mbetën të vdekur 15 persona dhe disa të tjerë u lënduan. Protestat më pas u përhapën në të gjithë Serbinë si pjesë e një lëvizjeje që kërkon përgjegjësi dhe drejtësi.

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka akuzuar se pas protestave qëndrojnë shërbimet e huaja me qëllim për ta rrëzuar atë nga pushteti. Deri më tash dorëheqje ka dhënë kryeministri Millosh Vuçeviq, gjë e cila u pa si një strategji e Vuçiq për të fituar në kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat