Në Durrës për pavarësinë!

Lajme

Në Durrës për pavarësinë!

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 22:49

Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës festive që ofrohet në shumë nga hotelet e plazhit.

Për bashkëkombësit nga Kosova, Durrësi dhe i gjithë bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i dashur për të pushuar dhe festuar ditë të veçanta si ajo e Pavarësisë.

Shumica e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin kryesor të kësaj feste, ndërsa të tjerë do të kthehen në Kosovë pas disa ditësh pushimi.

Fundjava e gjatë premton relaks, ushqim tradicional dhe net festive buzë Adriatikut.

Edhe pse jemi në muajin shkurt, temperaturat e buta kanë bërë që shumë vizitorë, vendas e të huaj, të shijojnë shëtitjet përgjatë bregdetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat