Nait Hasani, njëri nga themeluesit e UÇK-së, në “DPT te Fidani”, ka treguar se kur për herë të parë e mori armën në dorë.
Hasani tha se armën e parë e kishte marrë nga Xhavit Haziri.
“Në vitin 1994 kemi qenë të organizuar. Armën e parë e kam pasë të Xhavit Hazerit, si organizatë”, tha ai.
Ai theksoi se arma e parë që kishte pati ngjyrë të bardhë, dhe bëri të ditur se ato armë kishin ardhur nga Zvicra.
“Ajo armë ishte armë e thjeshtë, armë e organizatës. Ajo ishte armë që kishte pluma për tradhëtarë dhe armiq të Kosovës”, përfundoi ai.