​Policia me apel për pjesëmarrësit në komunikacion

Lajme

​Policia me apel për pjesëmarrësit në komunikacion

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё apelon te tё gjithё pjesëmarrësit nё komunikacion, tё kenë kujdes tё shtuar gjatё lëvizjeve me automjetet e tyre.

Kjo pasi qё jemi nё sezonin dimëror dhe ёshtё duke mbretëruar mot i ftohtё dhe nё rrugё ka ngrica.

Sipas Policisë, kjo gjendje do tё vazhdojë edhe ditёt në vijim, andaj pёr tё parandaluar aksidentet në komunikacion, apelojnë te tё gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion t’i përshtaten kushteve të rrugëve dhe shenjave tё trafikut.

“Ndaj tё gjithё vozitёsve tё cilёt nuk posedojnë pajisjet dimërore tё caktuara me ligj, Policia do tё merr masa pёr kundёrvajtёsit konform ligjit”, thuhet në apel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat